Organizata joqeveritare nga Prishtina GERMIN është duke implementuar projektin “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal” të mbështetur nga Caritasi në Kosovë me qëllim të përdorimit të potencialit profesional të diasporës për zhvillimin ekonomik të komunave të Kosovës. Në kuadër të këtij projekti, GERMIN u bën thirrje të gjithë subjekteve apo individëve të interesuar që të paraqesin propozimet e tyre për kërkesën për ofertë për trajnerë me qëllim të pajisjes së zyrtarëve komunalë me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të tërhequr investime direkte nga diaspora përmes projekteve konkurruese.
Kjo organizatë dëshiron të angazhojë profesionistë të kualifikuar të diasporës nga të gjitha fushat për të ndarë njohuritë e tyre dhe aftësitë përmes angazhimit në institucione të Kosovës si konsulentë/ekspertë në fushën përkatëse.
Të gjithë të interesuarit nga diaspora që dëshirojnë të angazhohen për një periudhë afatshkurtër në Kosovë, mund të aplikojnë në GERMIN deri më 10.prill.