Pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut që mbahen më 02.03.2025. Ky është patjetër një moment historik për komunitetin shqiptar në Hamburg, i cili sot ka mundësi të takohet me këta kandidatë.
Pra, sot, më 26 shkurt 2025 në ora 19:00 në Restorantin Luisenhof & Dubrovnik, të gjithë shqiptarët e kanë mundësinë të takojnë kandidatët me histori migrimi shqiptar dhe të dëgjojnë pikëpamjet e tyre politike mbi çështjet aktuale. Këta kandidatë janë:
Dafina Berisha (SPD), Muhamet Idrizi (CDU), Kushtrim Lulaj (CDU) dhe Nikola Tunici (CDU)
Këto kandidatura janë një hap i rëndësishëm për pjesëmarrjen politike shqiptare dhe ndikimin e tyre në Hamburg.