Fushata zgjedhore në Kosovë: Qytetarët të zhgënjyer me gjuhën e subjekteve politike

Gjatë kësaj fushate zgjedhore, qytetarët thonë se janë zhgënjyer me gjuhën e përdorur në raste të caktuara nga subjektet politike nëpër tubime elektorale. Sipas tyre, gjuha fyese dhe kritikuese po ndikon në përçarje te qytetarët, gjë që duhej të ndodhte e kundërta, shkruan RTK.

Pikërisht për shkak të gjuhës së papërshtatshme, PZAP për këto tri javë fushatë ka dënuar në total me 432,400 euro gjoba subjektet politike që kanë kryer shkelje ligjore të Kodit të Etikës. Këto gjoba janë shqiptuar kryesisht për shkelje lidhur me gjuhë nxitëse të urrejtjes, përdorim të resurseve publike, vendosje të materialit zgjedhor në hapësira publike dhe përdorim të fëmijëve në fushatë zgjedhore.

Cani Travel