Futet në fuqi Rregullorja për liberalizimin e vizave, lëvizja e lirë nga 1 janari 2024

Më 15.maj 2023 hyri në fuqi Rregullorja e BE-së 2023/850, e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën. Zbatimi i rregullores së BE-së, e cila parasheh heqjen e vizave për kosovarët, ka filluar në të gjithë Zonën Schengen, ka thënë drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se autoritetet kufitare të Bashkimit Evropian do të fillojnë nga sot përgatitjet e nevojshme për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë në Zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024.

„Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot (15.05.2023) autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikë kalimet kufitare të zonës Shengen”, ka shkruar Shasha.

Cani Travel