„Diaspora është kontribuesi më i madh në aktivitetin dhe dinamikën e zhvillimit ekonomik në Kosovë“, deklaroi shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel di Bella. Në një konference të organizuar të enjten (03.11.2022) me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Bankave në Prishtinë, ai potencoi rëndësinë e diasporës për dinamizmin ekonomik në kohën e ikjes së madhe të qytetarëve nga Kosova.
“Qartazi vërehet se diaspora jep një dinamizëm ekonomik. Për sa i përket demografisë, popullsia e Kosovës nuk është duke u rritur dhe njerëzit mund të largohen, por ka një përmirësim dhe kjo do të jetë një burim për Kosovën”, ka thënë di Bella.