Gati 17,000 mjekë të huaj punojnë në Zvicër

Për shkak të mungesës së vazhdueshme të mjekëve, gati gjysma (45.6 për qind) e mjekëve që punojnë në institucionet e kujdesit shëndetësor në Zvicër janë të huaj, njofton Zyra Federale e Statistikave në Zvicër.

Shumica më madhe e mjekëve të huaj vijnë nga vendet fqinje: 19,3 për qind nga Gjermania, e ndjekur nga Italia (5,1 për qind) dhe Franca (3,1 për qind).

Cani Travel

Kombësitë e tjera përbëjnë gati 17 për qind të mjekëve.

Fjala është për gati 17,000 mjekë të huaj që po praktikojnë tani në Zvicër, kurse një dekadë më parë kishte 9,756 mjekë të huaj që punonin në këtë vend.