Germin: Thirrje për pjesëmarrje në projektin „Diaspora për Gratë në Politikë“

Organizata joqeveritare nga Prishtina Germin ka ftuar profesionistët e diasporës që të aplikojnë për të marrë pjesë në projektin „Diaspora për Gratë në Politikë“.

Platforma për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora (EDP) synon të ndërmjetësojë angazhimin e ekspertëve nga diaspora në vendin e origjinës, në këtë rast pranë Komunës së Shtimes, Istogut, Rahovecit, Lipjanit, Podujevës, Vushtrrisë, apo Suharekës.

Cani Travel

Kjo nismë është krijuar për të angazhuar ekspertë nga fushat e shkencave politike, sociologjisë dhe disiplinave të tjera të shkencave sociale me fokus Barazinë Gjinore.

Aplikimi për pjesëmarrje në këtë projekt mund të bëhet deri më 19 prill.

Për të aplikuar dhe për të mësuar të gjitha detajet dhe kriteret e nevojshme për këtë thirrje, mund të klikoni në këtë link: https://bit.ly/3VCKspf