Gërvalla: Kosova është me fat që ka një diasporë të angazhuar

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Prishtinë filloi mbrëmë Edicioni i Dytë i Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”(UF). Në këtë takim të rëndësishëm kushtuar rolit të diasporës në zhvillimin e vendit marrin pjesë përfaqësues të 30 shteteve të botës.

Në fjalën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se diaspora e Kosovës gjatë viteve është bërë shtyllë e vendit dhe ekonomisë tonë. Ai ka folur për përfshirjen e diasporës në regjistrimin e popullsisë dhe të drejtën e votës, si dy elemente që i bën ata të ndihen afër me vendin e tyre.

Cani Travel

Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova është me fat për mërgimtarët që ka.

“Ne duhet të investojmë vazhdimisht te njerëzit tanë në diasporë. Ata duhet ta dinë se na përkasin neve, ashtu si qytetarët që jetojnë në Kosovë. Vendi ynë është me fat që ka një diasporë të angazhuar, me lidhje unike në vendin e tyre” tha ajo.