Gërvalla: „Mërgata është pjesë e pandashme e Kosovës“

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla i ka bërë thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Më anë të një videoje të postuar në rrjetin social ‘Facebook’ Gërvalla njoftoi se 600 mijë qytetarë të Kosovës anëkënd botës kanë shfrytëzuar mundësinë për t’u regjistruar, por ajo shtoi se numri i qytetarëve në diasporë është më i madh.

Cani Travel

“Duke e ditur që numri i qytetarëve tanë jashtë vendit është shumë më i madh, ju inkurajojmë që ju dhe familjet tuaja të regjistroheni sa më parë përmes platformës ‘E-Diaspora’. Regjistrimi nuk zgjat më shumë se 10 minuta”, shprehet Gërvalla në videon e publikuar.

“Mërgata është pjesë e pandashme e Kosovës. Prandaj, regjistrohu edhe ti“, përfundon Gërvalla mesazhin e saj për diasporën.

Procesi i regjistrimit të qytetarëve jashtë vendit do të vazhdojë deri më 31 gusht.