Partia Sociademokrate, liberale dhe ekologjistët nuk do ta vazhdojnë gjendjen epidemiologjike në Gjermani pas datës 25 nëntor. Në negociatat për koalicionin e ardhshëm qeveritar, këto tri parti kanë rënë dakord që kjo gjendje e jashtëzakonshme, e futur në fuqi me 25 mars 2020, të shpallet e përfunduar.
Kjo do të thotë se pas datës 25 nëntor më nuk do të ketë masa kufizuese si ato më parë. Në të ardhmen nuk do të ketë më Lockdown të plotë në Gjermani, siç kemi parë gjatë një viti e gjysmë pandemie, sepse mendohet se gjendja është nën kontroll dhe se spitalet janë në gjendje të përballen me rritjen eventuale të infektimeve. Kjo ka të bëjë edhe me numrin e shtuar të personave të vaksinuar, prej rreth 67 % në këtë moment.
Vendimet për masat në të ardhmen do të merren nga landet, varësisht nga gjendja. Por mbeten në fuqi masat si mbajtja e mascave apo distanca fizike, si dhe masat e vaksinimit apo testeve, atje ku është e domosdoshme.
Pas datës 25 nëntor në Gjermani deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm do të ketë një lloj faze kalimtare, ndërsa në fund të marsit, nëse gjendja mbetet stabile, pritet të shpallet edhe fundi i pandemisë Corona.
Gjendja në Gjermani është përkeqësuar ditët e fundit. Numri i infektimve në 24 orët e fundit ka qenë 23.212, që do të thotë se incidenca është rritur në rreth 113 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.