Sipas një studimi të publikuar dje, gjermanët janë dukshëm më të lumtur se vitin e kaluar.
Sipas „Atlasit të Lumturisë 2024“, kënaqësia me jetën ka arritur pothuajse nivelin e viteve 2010 me 7.06 pikë. Shkalla e kënaqësisë shkon nga 0 (aspak i kënaqur) në 10 (plotësisht i kënaqur).
„Gjermania është kthyer në rrugën e lumturisë“, thotë Bernd Raffelhüschen, drejtor shkencor i „Atlasit të lumturisë“ dhe profesor në Universitetin e Freiburgut.
Sipas këtij studimi, pasojat e kohës së koronës janë kapërcyer në masë të madhe, si dhe efektet e inflacionit. Në vitin 2021 vlera e kënaqësisë me jetën ishte 6.58 pikë.
Njerëzit më të kënaqur në Gjermani jetojnë në Hamburg (7.38 pikë), në radhë të parë për shkak të gjendjes ekonomike, pastaj kujdesit të mirë shëndetësor, shkollave dhe mjedisit. Në vendin e dytë janë Bavaria dhe Schlesëig-Holstein (të dyja me 7,23 pikë). Ndërsa, Saarland dhe landet e Gjermanisë Lindore janë në fund të listës.