Sipas sondazheve aktuale, shumica e gjermanëve e presin Vitin e Ri me shqetësime dhe frikë. Në një studim të Fondacionit të Hamburgut për Çështjet e së Ardhmes, 63 për qind thanë se janë të shqetësuar për vitin 2025. Vitin e kaluar këtë e kanë thënë vetëm 59 për qind qytetarë të anketuar.
Sfidat e shumta, si luftërat, ndryshimet klimatike, problemet kombëtare, pasiguria ekonomike, inflacioni dhe çështjet e migracionit, formësuan gjendjen shpirtërore të qytetarëve gjermanë, thotë drejtori shkencor i fondacionit, Ulrich Reinhardt.