Gjermani: Aksion kundër punëtorëve ilegal në gastronomi

Në mbarë territorin e Gjermanisë është zhvilluar këto ditë një aksion i bastisjes së restoranteve, hoteleve dhe lokaleve me qëllim të zbulimit të punëtorëve ilegalë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, janë nisur 350 procedime për vepra penale dhe 600 procedime për kundërvajtje administrative.

Veprat për kundërvajtje administrative kanë të bëjnë kryesisht me pagat e papaguara minimale, kurse procedimet penale me mungesën e lejes së qëndrimit ose punësimit të paligjshëm.

Cani Travel