Zyra e prokurorit federal të Gjermanisë në Koblenz arrestoi një gjerman të dyshuar për spiunazh për Rusinë. Autoritet gjermane bëjnë të ditur se i dyshuari ka punuar në Bundeswer si oficer – në Zyrën Federale për Pajisjet, Teknologjinë e Informacionit dhe Përdorimin e Bundeswehr-it.
Shtetasi gjerman, të cilin zyra e prokurorit e identifikoi si Thomas H., i ishte afruar vazhdimisht konsullatës së Rusisë në Bon dhe Ambasadës në Berlin, nga maji me vetiniciativë dhe kishte shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me ta, thuhet nga zyra e prokurorit. Ai dyshohet se i ka dhënë informacione të fshehta inteligjencës ruse.
“Prokurori federal e ka arrestuar një oficer gjerman nën dyshimin se punon për një shërbim të huaj sekret”, shkroi ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, Marco Buschmann, në rrjetin social X.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nansi Faeser vlerësoi punën e autoriteteve të sigurisë. “Ky rast tregon se autoritetet tona të sigurisë po e vëzhgojnë spiunazhin rus në Gjermani dhe po marrin masa të vazhdueshme kundër tij“, tha Faeser.