Mediat gjermane njoftojnë se dje në Bon është arrestuar predikuesi salafist Abdul Alim Hamza. Ai është në paraburgim dhe pritet të dëbohet në Kosovë.Pas sulmit në Solingen dhe tentativës për sulm në Mynih, qeveria gjermane ka njoftuar se do të marrë veprime më të ashpra.
Sipas raportimeve të mediave, Abdul Alim Hamza, i njohur si predikues i rrezikshëm i islamit, është arrestuar dje gjatë një termini që kishte në Zyrën për te Huajt në Bon.
Shtetasi kosovar me emrin e luftës Abdul Alim Hamza, në fakt quhet Leonis Hamza. Atij i pëlqen të ketë foto në rrjetet sociale me personazhe të të quajtur si të rrezikshëm, Arafat Abou-Chaker. Sipas gazetës gjermane Bild, ai është i lindur më 1990 në Pejë dhe jetonte në Bon.
Siç njoftohet, që nga janari 2022 ai ka përhapur informata tendecioze islamike dhe për këtë ka qenë nën vezhgimin e autoriteteve gjermane.Në qytetin e Bonit, Abdul Alim Hamza ishte imam në një xhami që agjencia e sigurimit e konsideron si një “vend takimi salafist”. Ai ka kontakte me selafistët e njohur, si: Ibrahim El-Azzazi, Abu Dunja dhe Pierre Vogel.