Gjermani: Bastisen organizatat islamiste

Ministria e Brendshme e Gjermanisë njofton se sot në mëngjes janë bastisur 54 objekte në kuadër të masave hetimore kundër “Qendrës Islame Hamburg” dhe shoqatave të tjera islamiste. Bastisjet janë bërë në shtatë lande të Gjermanisë.

Qëllimi i aksionit është sigurimi i dëshmive për ndalimin eventual të shoqatave dhe konfiskimi i pasurisë së tyre. Policia është duke bastisur edhe xhamitë më të mëdha në Gjermani, e në mesin e tyre është edhe Xhamia Blu në Hamburg.

Cani Travel

Sipas ministres së Brendshëm, Nancy Faeser, „Qendra Islame e Hamburgut“ po monitorohet nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe klasifikohet si organizatë islamiste. Dyshohet se kjo shoqatë mbështet aktivitetet e, siç thuhet,  organizatës terroriste libaneze Hezbollah.

Bastisje ka pasur edhe në Saksoninë e Ulët, Hessen, Baden-Württemberg, Bavari, Berlin dhe Renaninë Veriore Vestfalia.

 .