Nga sot, 29 prill 2025, për të gjithë pacientë në Gjermani me sigurim shëndetësor ligjor, fillon aplikimi i dosjeve elektronike, ose në gjermanisht kartela ePA (Elektronische Patientenakte). Fjala është për një lloj regjistri për pacientët e sigurar ligjërisht, ku përfshihen të gjitha të dhënat mjekësore, që mund të shikohen nga të gjithë mjekët.
Ky sistem do të veprojë si një hapësirë digjitale e ruajtjes së informacioneve mbi shëndetin e pacientëve, si p.sh. detaje mbi planet e mjekimit, rezultatet laboratorike, trajtimin dentar dhe vaksinimet.
Kjo është pjesë e planeve të Gjermanisë për digjitalizimin dhe shpresohet se do ta bëjë kujdesin shëndetësor më të lehtë dhe më të sigurt për pacientët dhe mjekët.
Prej fillimit të vitit, ky sistem është testuar në rreth 300 ordinanca mjekësore, në farmaci dhe spitale në disa lande të Gjermanisë. Ndërsa prej dates 29 prill do të futet në përdorim gradualisht në të gjithë Gjermaninë. Të dhënat nuk do të jenë gati menjëherë në të gjitha klinikat dhe tek mjekët, por do të plotësohen më së largu deri në tetor të këtij viti.
Ata që nuk dëshirojnë të kenë dosjen elektronike, mund ta kundërshtojnë këtë, pra duhet të kontaktojnë siguruesin e tyre shëndetësor për të paraqitur një kundërshtim.