Më shumë se 100.000 pasagjerë jenë të prekur nga greva e sotme e stafit tokësor të kompanisë ajrore gjermane Lufthansa, e cila filloi që në ora 04:00.
Sindikata ver.di ka kërcënuar me greva më të gjata paralajmëruese në Lufthansa nëse nuk përmirësohen kushtet e punës për stafin tokësor.
Bëhet e ditur se më shumë se gjysma e punëtorëve në aeroportin e Frankfurtit po marrin pjesë në demonstrata, ndërsa e njëjta pamje është edhe në aeroportin e Mynihut.
Punëtorët në aeroportet e Berlinit dhe Hamburgut po marrin pjesë gjithashtu në grevën 27-orëshe. Orari i fluturimeve në Dyseldorf po ecën pa probleme.
Lufthansa ka anuluar rreth 80-90% të rreth 1000 fluturimeve të saj të planifikuara për sot.