Gjermani: Grevë e punëtorëve të industrisë metalike

Punonjësit e industrisë metalike dhe elektrike filluan sot grevën paralajmëruese në të gjithë Gjermaninë. Ata kanë ndërprerë punën në mesnatë dhe janë mbledhur para portave të fabrikës.

Në këtë mënyrë, punonjësit e IG Metall dëshirojnën të bëjnë presion lidhur me negociatat e bllokuara, sepse në raundin e fundit të negociatave të dyja palët ishin ende shumë larg njëra-tjetrës për të arritur ndonjë marrëveshje rreth rritjes së rrogave. IG Metall po kërkon rritjen e pagaeve shtatë për qind për dymbëdhjetë muaj, punëdhënësit po ofrojnë 3.6 për qind – por të shpërndara në më shumë se dy vjet.

Cani Travel

Një ditë para fillimit të grevës së sotme, u bë e ditur se prodhuesi gjerman i makinave, Volkswagen planfikon mbylljen e 3 fabrikave, dhe se dhjetëra mijëra punonjës mund të mbesin pa punë.