Gjermani: Grevë e punëtorëve të transportit publik

Në shumë qytete të Gjermanisë sot dhe nesër do të mbahen greva paralajmëruese në transportin publik lokal.

Greva mbahet në disa pjesë të Saksonisë, Rheinland-Pfalz, Renanisë Perëndimore Vestfalisë, Hamburg, Brandenburg, Berlin dhe Baden-Württemberg.

Cani Travel

Oranizator i kësaj greve është sindikata ver.di, e cila kërkon kushte më të mira pune për punonjësit në transportin publik.

Grevën në transportin publik e mbështesin edhe aktivistët për ruajtjen e klimës nga nga orgnaizata Fridays For Future. Kjo organizatë bëri thirrje për demonstrata në rreth 100 qytete të Gjermanisë që do të mbahen nesër.