Në Gjermani sot mbahet greva paralajmëruese gjithëditore në transportin publik lokal në dhjetëra qytete. Greva zhvillohet në të gjitha landet federale të vendit, përveç Bavarisë.
Në rreth 80 qytete dhe 40 qarqe nuk qarkullojnë sot pothuajse aspak autosubët, tramvajet apo metro. Më shumë se 90,000 punëtorë në 132 kompani lokale marrin pjesë në grevë.
Kërkesat kryesore të grevistëve janë përmirësimi i kushteve të punës, reduktimi i orëve javore të punës dhe më shumë ditë pushimi.