Gjermani: Kërcënime me bomba në shumë shkolla

Në shumë shkolla të Gjermanisë ka pasur sot kërcënime me bomba. Kërcënimet janë dërguar me e-maile në adresat e shkollave në shumë lande. Vetëm në Mynih ka pasur kërcënime në rreth 20 shkolla, njofton policia.

Kërcënime ka pasur edhe në Ingolstadt, në Stuttgart 16 shkolla, Hannover, Erfurt, Bremen, Leipzig dhe vende të tjera. Në shumë shkolla janë ndërprerë mësimet, por deri tani nuk është gjetur asnjë lëndë shpërthyese në asnjë shkollë. 

Cani Travel

Policia po kontrollon të gjitha këto shkolla të kërcënuara. Deri tani nuk dihet se kush i ka dërguar kërcënimet dhe çfarë fshihet pas këtij aksioni…