Gjermani: Kërcënime me sulme terroriste ndaj karnavalit në Këln

Nesër në shumë qytete të Gjermanisë fillojnë karnavalet që festohen më së shumti në Këln dhe landin e Renanisë Veriore Vestfalisë. Nëpër rrugët e qyteteve do të tubohen qindra mijëra njerëz, gjë që shkakton edhe rrezikun më të shtuar nga incidente dhe sulme terroriste.

Policia gjermane njoftoi se grupi terrorist islamist ISIS ka kërcënuar me sulme në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe karnavalin e Këlnit. Menaxheri i operacioneve të policisë së Këlnit për ditët e karnavalit, Martin Lotz thotë se publikime të tilla synojë gjithashtu të shqetësonin popullatën. Por, policia bën të ditur se do të marrë masa të shtuara sigurie për të mbrojtur qytetarët në karnavale.

Cani Travel