Gjermani: Ligji për dyshtetësi futet në agjendën parlamentare

Pas debateve dhe mosmarrëveshjeve të shumta, qeveria gjermane ka rifutur në agjendën parlamentare Projektligjin për dyshtetësinë dhe lehtësimin e marrjes së shtetësisë gjermane. Leximi i parë i draftit në Bundestag është caktuar për 1 dhjetor të këtij viti.

Për t’u miratuar një projektligj duhet të kalojë tri lexime në Bundestag, kështu që pritet se ai do të miratohet deri në prill të vitit të ardhshëm, nëse nuk ndodh ndonjë befasi e madhe. Është planifikuar që ligji të futet në fuqi nga mesi i vitit të ardhshëm.

Cani Travel

Me ligjin e ri do të hiqet ndalimi ekzistues për mbajtjen e shtetësive të shumëfishta, që do të thotë se qytetarët do të jenë në gjendje të marrin shtetësine gjermane pa hequr dorë nga shtetësia e tyre aktuale.

Po ashtu, kërkesat standarde të qëndrimit për shtetësi do të reduktohen nga tetë në pesë vjet, apo edhe në tre në rrethana të jashtëzakonshme.

Fëmijët e të huajve do të fitojnë automatikisht shtetësinë gjermane pasi prindërit e tyre të kenë qenë në vend për pesë vjet. Do të lehtësohen edhe kushtet për marrjen e shtetësisë për personat mbi moshën 67 vjeç, të cilët nuk do të duhet të kalojnë më një test zyrtar të gjuhës B1.