Më shumë se 250.000 njerëz protestuan dje në mbarë Gjermaninë kundër ekstremizmit të djathtë dhe partisë ekstremiste AFD.
Protestuesit u angazhuan për tolerancë dhe demokraci dhe shprehën mospajtimin e tyre me qëndrimet e partisë AFD, e cila propozoi dëbimin e njerëzve me prejardhje të huaj nga Gjermania.
Edhe sot do të vazhdojnë demonstratat kundër ekstremizmit të djathtë në shumë qytete të Gjermanisë. Sot do të protestohet në Këln, Bonn, Chemnitz, Dresden etj.