Gjermania po përballet edhe më tutje me një mungesë alarmante të punëtorëve të kualifikuar, thuhet në një studim të ri nga Qendra për Konkurrencë për Punësimin e Punëtorëve të Kualifikuar e Institutie Gjerman për Ekonomi.
Gjendja më emergjente është në shëndetësi, ku për momentin ka, 47.436 vende të lira pune. Mungesa më e madhe është për fizioterapeutë, me gati 11.600 vende të lira pune. Më pas vijnë degët e tjera të mjekësisë, por edhe ato të trajtimit të të moshuarve. Mungesa e këtyre punëtorëve ndikon keq edhe në shërbimet shëndetësore.
Mungesa e punëtorëve është e pranishme edhe në sektore të tjerë, si për shembull, në atë të ndërtimit, ku janë të lira rreth 42.000 vende pune, dhe në atë të instalimeve elektrike me 10.350 vende të paplotësuara.