Gjermani: Ngadalësohet norma e inflacionit

Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 1.9% në muajin gusht, në përputhje me pritjet e tregut.

Sipas autoritetit federal të statistikave, Destatis, ulja e çmimeve të energjisë kontribuoi ndjeshëm në ngadalësimin e normës së inflacionit në muajin gusht krahasuar me muajt e mëparshëm.

Cani Travel

oduktet energjetike pësuan një rënie të çmimeve prej 5.1% në gusht me bazë vjetore.

Megjithatë, rritjet e çmimeve për shërbimet, ende mbi mesataren, vazhduan të nxisin inflacionin në rritje, vuri në dukje Destatis.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve u rritën me 3,9% në gusht 2024. Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.1% në muajin gusht.