Gjermani: Nuk ka më greva të trenave

Pas grevave të shumta në hekurudhën gjermane prej fillimit të vitit, tani më në fund vjen një lajm i mirë. Nuk do të ketë më greva në transportin hekurudhor, sepse Sindikata e drejtuesve të trenave dhe kompania Deutsche Bahn kanë arritur një marrëveshje rreth çështjeve problematike.

Hollësitë rreth marrëveshjes së arritur do të dihen gjatë ditës së sotme. Fjala është për shkurtimin gradual të orarit të punës së punonjësve në hekurudha në 35 orë në javë, si dhe për rritje të rrogave për 420 euro.

Cani Travel

Mirëpo, lajmi më i rëndësishëm për të gjithë udhëtarët në Gjermani është se nuk do të ketë më greva në transportin hekurudhor.