Socialdemoratët e Gjermanisë angazhohen për një rritje të pagesës minimale në 14 euro për një orë. Kështu tha kryetari i kësaj partie, Lars Klingbeil në një intervistë për gazetën „Bild am Sonntag“.
Sipas propozimit të tashëm të komisionit përgjegjës, pagesa minimale duhet të rritet prej 1.janari 2024 nga 12 në 12.41 euro për një orë. Mirëpo, Lars Klingbeil tha se kjo nuk mjafton në kushte të tashme të inflacionit të lartë. Prandaj, partia e tij do të angazhohet në qeverinë federale që Gjermania të zbatojë Direktivën Evropiane të Pagesës Minimale në vitin 2024. Atëherë kjo mund të rritet përsëri. „Nëse direktiva zbatohet plotësisht, pagesa minimale për një orë do të ishte midis 13.50 dhe 14 euro“, tha ai.