Në varrezat e qytetit Hanau në Gjermani sot janë përkujtuar nëntë viktimat e sulmit racist-terrorist që ndodhi katër vjet më parë.
Më 19 shkurt 2020, në një sulm racist-terrorist në dy kafene në qytetin gjerman Hanau, racisti Tobias Rathjen vrau 9 civilë, përfshirë katër turq dhe një boshnjak. Të gjitha viktimat kishin prejardhje të huaj. Në fund, sulmuesi vrau nënën e tij dhe veten.
Në ceremoninë e sotme zyrtare në varrezat e Hanau nuk kishte fjalime politike, sepse këtë kërkuan familjarët e viktimave.
Duke i përkujtuar sot viktimat e sulmit në Hanau, zyrtarët e Gjermanisë kanë bërë thirrje për luftë kundër ekstremizmit të djathtë.