Ansambli i valleve „Pavarësia“ u prezantua me shumë sukses në „Festivalin e Kulturave“ në Shtutgart, ku morën pjesë përfaqësues nga mbi 50 shtete.
Valltarët e ansamblit promovuan në mënyrë dinjitoze vlerat e kulturës shqiptare.
Performanca e tyre e veçantë u mirëprit nga publiku, duke dëshmuar fuqinë dhe bukurinë e valleve shqiptare.