Gjermani: Prezantim i suksesshëm i ansamblit „Shota“ në Chemnitz

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve „Shota“ performoi me sukses në Chemnitz të Gjermanisë, ku po mbahet Java Evropiane e Kulturës. Chemnitz është kryeqyteti evropian i Kulturës 2025.

„Shota“ prezantoi para publikut evropian ritmet, ngjyrat dhe shpirtin artistik të Kosovës. Kjo paraqitje shënon pjesëmarrjen e parë të Republikës së Kosovës në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor, njofton Ambasada e Kosovës në Berlin.

Cani Travel

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje madhore përbën një hap domethënës në promovimin ndërkombëtar të kulturës sonë dhe në forcimin e lidhjeve kulturore me vendet e tjera evropiane. Prezenca e madhe e publikut gjerman dhe ndërkombëtar, si dhe e bashkatdhetarëve të ardhur nga lande të ndryshme të Gjermanisë, i dha këtij eventi një jehonë të veçantë.