Gjermani: Prezantohen kandidatët e parë për kancelar

Gjatë ditës së djeshme janë zgjedhur dhe prezantuar dy kandidatë për kancelar të ri të Gjermanisë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani mbahen mëm23 shkurt 2025.

Kancelari aktual Olaf Scholz është prapë kandidati i SPD për këtë post, u vendosi dje  në kongresin e partisë. Qeveria e tij është rrëzuar para kohe në këtë mandat, por Scholz dhe SPD besojnë se ai prapare mund te fitoje.

Cani Travel

Ndërkaq, Alice Weidel është zgjedhur zyrtarisht kandidate e partisë së ekstremit të djathtë AfD për kancelare. Ajo është kandidatja e parë e kësaj partie për këtë post, u vendos në kongresin e kësaj partie. 

Takimi i djeshëm i AfD ka filluar me vonesë për shkak të protestave të mëdha kundër politikës ekstremiste të kësaj partie. AfD për momentin ka mbështetjen e rreth 20% të votuesve në sondazhe, por vetë Weidel në sondazhe ka një mbështetje shumë më të vogël.