Në Gjermani po rritet frika nga vërshimet pas përmbytjeve masive në disa vende fqinje.
Ekipet e krizës janë të gatshme të veprojnë në landin Brandenburg. Niveli i ujit në Elbë vazhdon të rritet.
Në Dresden lumi ka arritur shifrën gjashtë metra. Kjo do të thotë se tani në këtë zonë është në fuqi niveli tre i alarmit.
Pritet se gjatë ditës niveli i ujit do të rritet edhe më shumë.
Në Poloni, Çeki, Sllovaki dhe Austri ka pasur përmbytje të mëdhe dhe shumë zona janë endë nën ujë.