Gjermani: Rritet numri i sulmeve ndaj politikanëve

Gjermania është duke u përballur me përshkallëzim të rrezikshëm të agresionit politik, pasi vendi ka përjetuar rritje të madhe të sulmeve kundër personave që janë aktivë në skenën politike, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser. “Ne duhet t’i japim fund kësaj spiraleje”, shkruar Faese në një artikull për edicionin e së shtunës të gazetës gjermane „Die Welt“.

Vitin e kaluar janë regjistruar 3.691 vepra penale kundër zyrtarëve publikë partiakë, dhe 80 prej tyre kanë qenë të dhunshme. Kjo shifër përbën 85 për qind rritje në krahasim me vitin 2022, kur janë regjistruar 1.994 shkelje.

Cani Travel

“Këta persona janë kërcënuar, zyrat e tyre janë sulmuar, shtëpitë e tyre janë rrethuar, pronat e tyre private janë dëmtuar ose shkatërruar”, ka shkruar Faeser.

Ajo e ka përmendur në veçanti sulmin ndaj deputetit gjerman Matthias Ecke, i cili është rrahur dhe është dërguar më pas në spital në qytetin e Dresdenit, në fillim të majit. “Është kuminacion i dhimbshëm i një numri të madh të tentimeve për frikësim, i kërcënimeve dhe akteve të dhunës në javët e fundit. Ne duhet të tregojmë se shteti kushtetues nuk do të tolerojë këtë qasje”, ka thënë ajo.