Shefi i Shtabit të ushtrisë gjermane ka thënë se ushtria e vendit duhet të jetë “gati për luftë” në pesë vjet për shkak të kërcënimeve në rritje.
Gjenerali Carsten Breuer në një intervistë për Die Welt ka thënë se për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë vendi përballet me “mundësinë e një lufte të imponuar nga jashtë”, ndërsa u shpreh se të qenit gati për luftë përfshin një “ndryshim mentaliteti”, si dhe përmirësimin e trajnimit dhe kapacitetit ushtarak të Gjermanisë.