Organizata joqeveritare nga Prishina Germin organizon dy takime në Gjermani, në Berlin dhe Hamburg, për të diskutuar së bashku me diasporën shqiptare rreth kontributit të tyre në zhvillimin e politikave në Kosovë.
Takimi i parë mbahet sot, më 12.12.2023 në Ambasadën e Kosovës në Berlin, kurse i dyti më 14.12.2023 në Konsullatën e Kosovës në Hamburg.
Qëllimi parësor i këtyre diskutimeve është analiza e nevojave dhe hartimi i vazhdueshëm i legjislacionit për angazhimin e diasporës në Kosovë. Përmbledhja e këtyre diskutimeve dhe analizave do t’i dërgohet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për t’u përfshirë në strategjinë dhe ligjin e ri për diasporën.