Gjermani: Takimi Scholz-Erdogan nën masa të larta sigurie

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan vjen (17.11.2023) në Berlin. Pozicionet për luftën në Lindjen e Mesme mes dy vende janë larg njeri-tjetrit. Për këtë takim janë marrë masa të sigurie të nivelit të lartë.

Atmosfera ndërmjet Berlinit dhe Ankarasë është e akullt. Arësyeja është lufta në Lindjen e Mesme. Gjermania dhe Turqia kanë pozicione të ndryshme ndaj Izraelit dhe Hamasit islamist.

Cani Travel

Në mënyrë të përsëritur, Erdogani kohët e fundit është adresuar me fjalë të ashpra kundër Izraelit dhe ka mbrojtur Hamasin terrorist. Izraeli përpiqet që prej 75 vjetësh „të krijojë një shtet në një territor, që i është rrëmbyer popullit palestinez“, tha së fundi Erdogani në Ankara. Legjitimiteti i Izraelit „vihet në pikëpyetje për shkak të fashizmit të tij“, sipas Erdoganit.

Të martën (14.11.2023) kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz në një konferencë shtypi në Berlin i quajti „absurde“ këto fjalë të presidentit turk.  Izraeli është një demokraci, theksoi kancelari. „Edhe kjo duhet thënë shumë qartë, e për këtë nuk ka asnjë dyshim“, tha Scholz. Edhe më parë presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster, e ka sulmuar ashpër Erdoganin: Presidenti turk „me propagandën e tij ysht edhe trazira në rrugët e Gjermanisë si dhe terror psikologjik kundër hebrenjve në Gjermani“, deklaroi Schuster.

(DW)