Indeksi më i rëndësishëm i aksioneve në Gjermani, DAX ka kaluar dje për herë të parë vlerën prej 20.000 pikësh. DAX shënoi paradite vlerën prej 20.038 pikë, gjë që është rekordi historik.
Në këtë indes të aksioneve janë të përfshira aksionet e 40 kompanive më të rëndësishme në Gjermani. Ato përbëjnë rreth 80% të kapitalit në tregun e aksioneve në burzën e Gjermanisë.
Është interesante se rekordi historik i DAX-it ndodh në një moment kur Ggjermania në krizë ekonomike, e madje thuhet se ekonomia gjermane është ne prag të recesionit.