Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen planifikon të mbyllë të paktën tre fabrika në Gjermani dhe të bëjë pushime të mëdha nga puna. Ekziston rreziku që dhjetëra mijëra punonjës të mbesin pa vende pune, thotë Daniela Cavallo, kryetare e këshillit të punonjësve të Volkswagen-it.
Grupi Volkswagen punëson rreth 650 mijë njerëz me 114 objekte prodhimi në 17 vende evropiane dhe dhjetë vende në Amerikë, Azi dhe Afrikë.
Volskwagen, si dhe të gjithë prodhuesit evropianë të automobilëve përballen me konkurrencë në rritje nga automjetet elektrike më të lira kineze.