Qindra mijëra njerëz protestuan mbrëmë në Gjermani kundër ekstremistëve të djathtë. Vetëm në Berlin janë tubuar, sipas policisë, rreth 160.000 njerëz, ndërsa organizatorët thonë se ka pasur rreth 250 mijë. Pas një tubimi para godinës së Reichstag-ut, demoinstruesit marshuan drejt selisë së partisë CDU dhe protestuan kundër çdo bashkëpunimi me partinë ekstremiste djathtiste, AfD.
Protestuesit në Gjermani shprehin kundërshtimin e tyre me politikën e kandidatit të Unionit CDU/CSU për kancelar Friedrich Merz dhe paralajmërojnë se demonstratat do të vazhdojnë.