Gjermania feston 34-vjetorin e bashkimit

Gjermania feston sot Ditën e Bashkimit. Më 3 tetor 1990 hyri në fuqi Traktati i Bashkimit me të cilin ish-RDGJ iu bashkua Republikës Federale të Gjermanisë.

Festimet e sivjetme për Ditën e Bashkimit Gjerman zhvillohen në Schwerin, në kryeqytetin e landit lindor Mecklenburg-Pommerani.

Cani Travel

Mirëpo, edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale mes pjesën lindore dhe perëndimore të Gjermanisë. Shumica e njerëzve në lindje e vlerësojnë gjendjen e tyre ekonomike si të mirë, por nuk ndihen të kuptuar siç duhet dhe sa duhet nga politika.

Njerëzit nga Gjermania Lindore kanë më pak besim tek institucionet demokratike sesa gjermanët në Perëndim dhe në landet e reja ka më pak njerëz që janë të kënaqur me sistemin politik të Republikës Federale të Gjermanisë. Kjo u treguan  edhe në zgjedhjet në Tyringi, Saksoni dhe Brandenburg, në të cilat partia ekstremiste e djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi 29 deri në 33 për qind të votave.