Gjermania ka numrin më të madh të votuesve jashtë Kosovës

Mbi 100 mijë shtetas të regjistruar të Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë nga sot deri më 9 shkurt për zgjedhjet parlamentare, kur ato do të zhvillohen në Kosovë. Ata mund ta votojnë me postë nga sot, ose në përfaqësitë diplomatike të Kosovës vetëm më 8 shkurt.

Gjermania (42.7%) dhe Zvicra (25.9%) janë shtetet prej nga janë regjistruar më së shumti bashkatdhetarë për të votuar në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Mbi 44 mijë votues të regjistruar jetojnë në Gjermani. Pas Gjermanisë dhe Zvicrës, vijnë Franca, Suedia, dhe Italia, ndërsa në ShBA ka 3,500 votues të regjistruar. 

Cani Travel

Janë gjithsej 75 shtete prej nga do të votohet në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.