Që nga nderrimi i pushtetit në Siri në dhjetor të vitit kaluar, Zyra Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët ka ndihmuar pothuajse 500 njerëz të kthehen në atdheun e tyre. Një familje që kthehet mund të marrë deri në 4000 euro asistencë fillestare nga shteti, njoftojnë mediat gjermane.
Që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assad, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ka subvencionuar 464 sirianë për t’u kthyer në atdheun e tyre. Mirëpo, numri i njerëzve që largohen nga vendi është më i lartë, pasi njerëzit nuk regjistrohen gjithmonë zyrtarisht kur kthehen në Siri.
Ndihma financiare e shtetit është pjesë e strategjisë së Zyrës për Migracionin dhe Refugjatët për të reduktuar numrin e refugjatëve sirianë në Gjermani.