Prej 1 tetorit në Gjermani nuk do të ketë më qendra për vaksinim. Vaksnimi do të bëhet në të ardhmen vetëm tek mjeku i shtëpisë apo tek mjekët në sipërmarrje. Autoritetet gjermane thonë se në të ardhmen do të organizojnë edhe vaksinime në vende të ndryshme, para dyqaneve, në rrugë, në parkingje, në vendet publike… ku secili mund të ketë shansin të vaksinohet. Në Gjermani janë vaksinuar deri tani mbi 64% e popullatës, por ekspetët thonë se ende nuk është arritur „imunizimi i tufës“. Për dallim prej Gjermanisë, Suedia prej sot i bashkangjitet vendeve që kanë hequr masat kundër pandemisë Corona, si Danimarka, Norvegjia e pjesërisht edhe Holanda dhe ca vende të tjera.
Drejtoria suedeze e Shëndetit Publik ka njoftuar se pandemia e COVID-19 është vënë nën kontroll në këtë vend dhe se të gjitha masat e vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri janë hequr.
Masat kufizuese janë lehtësuar në fkat që nga fillimi i qershorit, ndërsa nga sot ato hiqen të gjitha. Deri tani në Suedi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 rreth 83,6 përqind e popullatës së rritur, kurse 76,5 prej tyre janë vaksinuar edhe me dozën e dytë. Prej sot në Suedi nis edhe administrimi i dozës së tretë.
Autoritetet shëndetësore theksuan se mbajtja e maskës dhe testi i PCR do të vazhdojnë të jenë të detyrueshëm për pasagjerët në avionë, sepse është një normë ndërkombëtare e vendosur në mes të pandemisë.Ndërsa ministria e Punëve të Jashtme njofton se nga e premtja, 1 tetor, do të hiqet ndalimi i udhëtimit për të gjitha vendet.Sipas të dhënave zyrtare, 1.149.407 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Suedi prej fillimit të pandemisë. Kanë vdekur deri tani 14.851 persona.