„Gjermania mund të dërgojë trupa shtesë në Kosovë“

Gjermania mund të dërgojë trupa shtesë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Kështu deklaroi sot, (7.07.23) ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, njofton Radio Evropa e Lirë.

“Pas kërkesës nga kolegia ime austriake Klaudia [Tanner], ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual [parlamentar] që t’i lehtësohet barra Austrisë”, tha ai për gazetarët pas takimit me homologët e tij nga Austria dhe Zvicra në Bern.

Cani Travel

Pasi në fund të majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën, NATO angazhoi 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë të dislokuar në Kosovë.

Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë 70 trupa gjermane.