Rreth 2,7 bilionë dollarë – ky është rekordi i ri financiar botëror për shpenzimet ushtarake në vitin e kaluar – një rritje prej 9,4% krahasuar me vitin 2023. Ka dhjetë vjet që shpenzimet ushtarake në botë po rriten. Por asnjëherë kaq shumë që fundi i Luftës së Ftohtë. Më shumë se 100 vende kanë shpenzuar më shumë për ushtrinë se vitin e kaluar. Rritje e ndjeshme e shpenzimeve ushtarake vihet re në Evropë dhe Lindjen e Mesme, pasojë e luftës në Ukrainë dhe në Gaza, sipas Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes, SIPRI.
Tek ky zhvillim në Europë ka luajtur mjaft rol edhe Gjermania: në vitin 2024, shpenzimet ushtarake gjermane u rritën për të tretin vit radhazi. Sipas SIPRI, ato arritën në 88.5 miliardë dollarë amerikanë, që ishte 28 për qind më shumë se një vit më parë. Kjo e vendos Gjermaninë në vendin e katërt në renditjen e vendeve me shpenzimet më të larta ushtarake – pas SHBA-së, Kinës dhe Rusisë.
(DW)