Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023. Kjo është hera e tretë që futbollisti kosovar fiton këtë çmim.
Në ceremoninë e mbrëmshme, trofeun e më të mirit Xhakës ia ka dorëzuar trajneri i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin.
„Pa mbështetjen e gruas sime, që më përkrah shumë, kjo do të ishte e pamundur“, tha Xhaka. Ai ka falënderuar edhe ekipin dhe stafin, ndërsa është shprehur i lumtur që u shpall më i miri.
“Është shpërblim për punën që e bëjmë çdo ditë. Jam tejet i lumtur që e kam fituar sërish. Jam fitues sonte dhe do të punoj shumë që të jem sërish këtu pas një viti”, ka vazhduar Xhaka.
Granit Xhaka ka udhëhequr Zvicrën drejt kualifikimit në “Euro 2024”. Ai është shtë shpallur dy herë futbollisti më i mirë i Zvicrës, në vitin 2017 dhe 2022.
Xhaka luan aktualisht për ekipin gjerman Bayer Leverkusen.