Emisari për misionet e veçanta të SHBA-së, Richard Grenell ka shkruar në rrjetin social “X”, se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë, të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.
“Janë media shtetërore. Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria”, ka shkruar ai.
Edhe miliarderi amerikan Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), ka bërë thirrje që stacionet radiofonike të financuara nga SHBA, Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës të mbyllen. Sipas tij, „askush nuk i dëgjon më këto programe“ dhe aty punojnë „thjesht njerëz të çmendur të majtë radikalë që flasin me veten e tyre, ndërsa djegin 1 miliard dollarë në vit të parave të taksapaguesve amerikanë.”
Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë janë të vetmet media amerikane që kanë programe të tyre edhe në shqip.