Greqia vazhdon të luftojë me zjarre

Greqia po përpiqet t’i vëje nën kontroll zjarret e mëdha në disa ishuj, e situata me e vështirë është në ishullin Rodos, ku zjarret vazhdojnë për të shtatën ditë me radhë.

Rreth 20.000 njerëz u larguan nga shtëpitë dhe hotelet në Rodos, ditëve të fundit, pasi zjarret u përhapën dhe arritën vendpushimet bregdetare në juglindje të ishullit.

Cani Travel

Shumë turistë që u detyruan të evakuohen, janë duke pritur në aeroporte për t’u kthyer në vendet e tyre. 

Përveç ishullit Rodos, zjarret shpërthyen edhe në ishullin e Korfuzit, në pjesën perëndimore të Greqisë, dhe në ishullin Evia, pranë kryeqytetit të Athinës.

“Zjarret kanë përfshirë gjithë vendin, por asnjë vendbanim nuk po kërcënohet për momentin”, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve Reuters.